Blerina Syla
Psikologe
Blerina Syla ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Psikologjisë, e më pas edhe studimet Master për Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2017, ajo ka kontribuar aktivisht në projekte të ndryshme, duke demonstruar përkushtimin e saj për mirëqenien sociale në mjedise të ndryshme.
Blerina ka investuar në zhvillimin e saj profesional përmes trajnimeve të specializuara ku edhe është certifikuar, duke përfshirë Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm.
Angazhimi i saj shtrihet në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse psikologjike, promovimin e mirëqenies dhe rritjes personale qoftë personalisht ose përmes platformave online.
Në klinikën Empatia në Mitrovicë, Blerina do të ofroj shërbimet e saj me fokus te adoleshentët dhe të rriturit.