Elmedina Fetollari
Logopede
Elmedina Fetollari ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike në degën e Logopedisë. Është në prag të licencimit nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur, ndërsa gjatë kësaj periudhe është angazhuar me praktikë profesionale në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Gjatë rrugëtimit të saj në fushën e logopedisë, ka marrë pjesë në trajnime, konferenca dhe praktika të ndryshme profesionale.
Elmedina i bashkohet klinikës “Empatia” në Prizren si Logopede, e cila do ofrojë shërbime për çrregullime në të folur, gjuhë dhe komunikim.