Arba Haliti
Psikologe klinike
Arba Haliti studimet bazike i ka përfunduar në fushën “Zhvillimi i fëmijëve”, në kuadër të Fakultetit të Shëndetësisë, në Universitetin e Ankarasë, Turqi. Ndërkaq, është në përfundim e sipër të studimeve master në drejtimin “Këshillim pedagogjik”, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Gjatë studimeve në Turqi ka përfunduar praktika të shumta në Qendra të Rehabilitimit dhe të Edukimit Special, ku ka qenë e angazhuar në vlerësimin, intervenimin e hershëm dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijë me nevoja të veçanta. Ajo ka ndjekur praktika edhe në Institucione të Edukimit të Hershëm, në vlerësimin dhe përgatitjen e planeve intervenuese për fëmijët e moshës së hershme. Krahas angazhimit profesional ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale dhe konferenca si dhe është certifikuar në fusha të ndryshme, si në aplikimin e “Testeve Objektive” dhe e programeve mbështetëse të Edukimit Special për fëmijët me nivele të ndryshme zhvillimi. Arsimimi i saj dhe angazhimi i saj profesional është i përkushtuar kryesisht në mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve me zhvillim tipik dhe atipik, si dhe në ofrimin e këshillimit pedagogjik për prindër.
Arba i bashkohet stafit të Klinikës “Empatia”, si terapiste zhvillimi dhe e sjelljes për fëmijë.