Shërbimet që i ofron: Këshillim dhe vlerësim psikologjik. Psiko-terapi individuale me adoleshentw dhe tw rritur. Këshillim mbi orientimin në karrierë.
Florent Osmani
Psikolog klinik
Florent Osmani ka përfunduar studimet në nivelin bazike në fushën e Psikologjisë në universitetin e Prishtinës si dhe ato të nivelit Master poashtu në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”.
Përgjatë karrierës profesionale angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fusha të ndërlidhura me hulumtimin, psiko-terapinë , dhe këshillimin psikologjik . Nga viti 2018 ai punon si psikolog në Programin e Fuqizimit të Familjes, në kuadër të SOS Fshatrave të Fëmijëve, ndërsa përvoja e tij e mëhershme e punës përfshin angazhimet në kompanitë për hulumtime si “UBO Consulting”, “Odds of Roller”, si dhe angazhimin e mëhershëm dhe aktual në organizatën për krijimin e programeve për zhvillimin e potencialit rinor “4-H Kosova” .Poashtu ai ka qenë angazhuar në periudha të ndryshme në kuadër të hulumtimit: “Regional Research Promotion Programme: From inclusive identities to inclusive societies: Exploring complex social identities in Western Balkans”, studim ky i bërë nga Universiteti i Freiburgut, dhe ka qenë i angazhuar si vullnetar në shumë iniciativa lokale dhe nacionale. Ai ka përfunduar një seri trajnimesh mbi vetë-rezonancën, trajtimin e ankthit, krijimin e rezilencës në psiko-terapi dhe trajnime tjera për trauma ekspozimin tek adoleshentët të organizuara nga Qendra Psiko-Sociale për trauma-terapi, Diakonie Kosova. Ndër të tjera ai ka ndjekur sistematikisht trajnime dhe ëebinare tjera të fokosuaura me punën me adoleshentë dhe të rritur për probleme specifike dhe të ndërlidhura me ankthin.