Skip to content

MA. Burim Behluli

Psikolog klinik

 

Burim Behluli ka përfunduar shkollimin në Universitetin e Prishtinës për Psikologji dhe ka vazhduar studimet Master për Psikologji Klinike. Që nga viti 2005 angazhohet si këshillues dhe Psikolog. Është i licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe për ofrimin e shërbimeve rreth Vetë-kujdesit Psikologjik dhe Mjekësisë Mendje – Trup nga Center for Mind-Body Medicine, Washington D.C. Ai ka përvojë të gjerë në nivelin e menaxhimit dhe këshillimit. Ai është trajnuar në fusha të ndryshme të shëndetit mendor, vetë-përkrahjes, parandalimit të vetëvrasjeve, psikoterapisë pozitiviste, stresit, traumës, punës me viktimat e trafikimit. Ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit Ekzekutiv dhe me vone edhe të Presidentit te Bordit te Asociacionit Kosovare të Studentëve të Psikologjisë – KOAPS. Gjithashtu ka punuar si Këshilltar dhe Psikolog në Linjën Telefonike të Ndihmës (SOS Help Line).

Në Klinikën “Empatia” është i angazhuar si psikolog.