Skip to content

Praktika Profesionale

EMPATIA (150)-min
Klinika Empatia

Praktika Profesionale

​​Klinika “Empatia” është shtëpia e profesionistëve shëndetësor dhe e ekipeve multidisciplinare që funksionojnë si familje në përpjekje për të ofruar shërbimet më të mira.

Misioni ynë është që të jemi jo vetëm adresë për klientët, por edhe për profesionistët më të mirë të fushës, që duan të rriten nën mbikëqyrjën tonë e të punojnë bashkë me ne për avancim në karrierë dhe zhvillim profesional. Në kuadër të praktikës profesionale klinika “Empatia” ofron:

Qëllimet e praktikës profesionale:

Rritja profesionale përmes aktiviteteve të implementuar gjatë kohëzgjatjës së praktikës

Të pajisurit me njohurit dhe shkaththësit rreth hulumtimit shkencor.

Promovimi i ekipit multidisciplinar.

Apliko

Detyrat dhe aktivitetet e programit të praktikës zgjedhen nga mentorët në atë mënyrë që të arrihen qëllimet e përgjithshme të këtij programi. Llojllojshmëria, struktura dhe kreativiteti i tyre do t’i ndihmojnë praktikantëve për t’u përgatitutr për fushën që e kanë zgjedhur edhe pas përfundimit të praktikës. Detyrat dhe aktivitetet përfshijnë krijimin e dokumentëve të rëndësishme, trajnime, bashkëpunim multidisciplinar, njoftimin më parimet themelore të punës kliniciste dhe hulumtimin shkencor.