Dr. Sc. Naim Telaku
Psikolog klinik

Dr. Naim Telaku shkollimin bazik në Shkencën Politike dhe Psikologji e ka mbaruar në Prishtinë, studimet master në Psikologjinë Neurokognitive në Universitetin Ludwig Maximilians të Mynihut dhe ato të doktoratës në Universitetin Mjekësor të Vjenës. Në vitin 2013, ai ka bashkëthemeluar Ambulancën Psikologjike Klinike UNI. Si ligjërues ka punuar në Universitetin e Prishtinës dhe disa nga universitetet private në vend. Ai ka qenë i zgjedhur President i Asociacionit të Psikologëve Profesionist të Kosovës, bashkëdrejtues i Komisionit për Licencimin e Psikologëve Klinikë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë si dhe njëri ndër përfaqësuesit e komunitetit të psikologëve klinikë në kuadër të Odës së Mjekëve të Kosovës. Aktualisht, ai mban pozitën e dekanit të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB.
Në Klinikën “Empatia”, Naimi ofron seanca psikoterapie.