


Klinika e shërbimeve
Psikologjike & Logopedike
"Empatia"
Klinika “Empatia” është institucion multidisciplinar i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i përbërë nga një ekip i ekspertëve të fushave të ndryshme të shëndetit, që ofrojnë shërbime të testimit, vlerësimit, psikoterapisë (individuale, familjare dhe grupore), këshillimit, psikoedukimit, terapisë së gjuhës dhe të folurit, si dhe intervenimeve në komunitet.

Misioni i klinikës është vendosja e standardeve të arta profesionale në intervenimin multidisciplinar. Fillimisht klinika ka filluar punën me një staf më të vogël mirëpo shumë shpejt familjes së Empatisë i’u bashkuan profesiontë dhe ekspertë të fushave të ndryshme shëndetësore.
është një proces formal që siguron informata të vlefshme përmes matjes e karakteristikave dhe aftësive, shkathtësive te një individ.
Trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedimit me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësoj personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen...
Proces i grumbullimit dhe intergimit të të dhënave duke vlerësuar sjelljen, aftësitë, karakteristikat dhe nevojat e personit.
Rreth Nesh
Kush jemi ne?
Klinika “Empatia” është institucion shëndetësor i themeluar në vitin 2019 nga Dr. Fitim Uka. Misioni i klinikës është vendosja e standardeve të arta profesionale në intervenimin multidisciplinar. Fillimisht klinika ka filluar punën me një staf më të vogël mirëpo shumë shpejt familjes së Empatisë i’u bashkuan profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme shëndetësore.

Ekipi ynë
Terapistët tanë
Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Dr. Fitim Uka
Themelues dhe psikolog klinik në Klinikën “Empatia”. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ma. Adela Bajrami
Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës.

Albina Statovci
Albina Statovci ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.
Albina është zv. udhëheqëse në klinikën “Empatia” dhe gjithashtu ofron shërbime të gjuhës dhe të folurit.
Partnerët tanë
Me qëllim që të ofrojmë shërbime kualitative, klinika “Empatia” bashkëpunon me institucione të ndryshme edukative dhe shëndetësore brenda dhe jashtë shtetit.




Kontakt
Prishtinë
E hënë - E shtunë: 10:00 - 19:00
Prizren
E hënë - E shtunë: 10:00 - 19:00